Gashi: Është rekomandim i Kombeve të Bashkuara që të mos mbahet regjistrimi në pandemi (VIDEO)

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në një intervistë të dhënë për Tv Klan Maqedoni në janar të këtij viti, ka folur në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Në këtë intervistë qëndrimi i Gashit ka qenë që regjistrimi të mos mbahet sepse është edhe rekomandim i Kombeve të Bashkuara, transmeton TS.

Marketing

“Organizatat e Kombeve të Bashkuara që merren me çështjet statistikore, dy organizata, kanë rekomanduar, është rekomandim i Kombeve të Bashkuara që në kohë pandemie të mos bëhet regjistrimi. Ju e dini se çfarë operacioni i madh është, sa njerëz përfshihen në atë operacion, dhe nëse ky zhvillohet në prill e ne jemi ende në fazë të pandemisë, kam frikë se bëjmë dy gabime. E para, nuk i respektojmë rekomandimet e Kombeve të Bashkuara, që është për të mirën tonë, dhe e dyta, mos e bëftë Zoti të rritet numri i të vdekurve dhe të rritet numri i të infektuarve” ka deklaruar Gashi.

Ndryshe edhe deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar që regjistrimi të prolongohet, ku sot u bë publike letra e tij dërguar kryetarit të Kuvendit.