Gashi: Shqyrtojmë opsionin për listat të përbashkëta me LSDM-në

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se në rast se dështon koalicioni në kampin politik shqiptar për zgjedhjet e 12 prillit, subjekti i tij politik po shqyrton si opsion shkuarja në zgjedhje me lista të përbashkëta me LSDM-në.

Marketing

“Është një temë të cilën e kemi biseduar edhe në parti. Ne për momentin jemi të interesuar që koalicioni të bëhet në kampin shqiptar që të fitojmë tek pjesa shqiptare. Në rast se dështojnë gjitha këto, mund të mbetet si variant ajo analizë, por pasi ne jemi bindur se shqiptarët e pranojnë një gjë të tillë. Ne duhet të dimë se si do të silleshin ata në një raport me një koalicion të atillë, kjo është e rëndësishme. Fundja ne ekzistojmë për shkakun e qytetarëve”-theksoi mes tjerash Gashi.

Marketing