Gashi takoi përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, deputeti Nexhbedin Kahremani, ka realizuar takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup, ambasadorin e OSBE-së, Clemens Koja, dhe përfaqësuesin politik në OSBE, Jeff Bieley.

Marketing

Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE-së për rolin konstruktiv që po e zhvillon

Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup
Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, deputeti Nexhbedin Kahremani, ka realizuar takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup, ambasadorin e OSBE-së, z. Clemens Koja, dhe përfaqësuesin politik në OSBE, z. Jeff Bieley.

Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE-së për rolin konstruktiv që po e zhvillon Alternativa në koalicionin qeveritar dhe proceset integruese të vendit në rrugën europiane. Në këtë takim, gjithashtu, u bisedua edhe për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, me ç’rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, njoftoi se partia e tij do të zhvillojë fushatë europiane në përkrahje të kandidatit të përbashkët qeveritar, Stevo Pendarovski.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Marketing