Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare Rexhep Taip Erdoganit.

“Më lejoni që në emrin tim, të Lëvizjes BESA dhe mbështetësve e votuese tanë në Republikën e Maqedonisë, t’jua uroj fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke qenë i bindur se rruga juaj për zhvillimin e shtetit turk tashmë është garantuar. Uroj që fitorja juaj të jetë sihariq edhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira të shtetit turk me kombin shqiptar në Ballkan, me popujt e këtij gadishulli, por edhe më vendin tonë. Urime dhe Zoti e bekoftë punën tuaj!“, shkruan Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA.

Artikulli paraprak“Tregtarët e Vdekjes” kishin fshehur kanabis dhe kokainë në trofetë e Kupës së Botës
Artikulli tjetërGjatë fundjavës në Shkup janë gjobitur 271 shoferë për vozitje të shpejtë