Gastronomët dhe hotelierët me kërkesë të rikthehen dasmat e festimet në restorante

Gastronomët dhe hotelierët kërkojnë që qeveria të shfuqizojë menjëherë Dekretin që ndalon organizimin e dasmave, festave dhe ditëlindjeve. Ata thonë se padrejtësisht shteti i trajton sikur janë më të rrezikshmit për përhapjen e virusit. Shteti duhet të adresojë urgjentisht çështjen e protokolleve të punës pasi aktivitete të caktuara nuk funksionojnë për gati një vit sepse autoritetet nuk përgatisin Rregullore pune dhe nga ana tjetër nuk i lejojnë të punojnë. Ata thonë se nëse nuk përfshihen në paketën e re të masave të ndihmës nga shteti, do të detyrohen të  largojnë nga puna  punëtorëve dhe komanitë do të falimentojnë. Prandaj kërkojnë që të vazhdojë masa e subvencioneve të pagave për sa kohë që ka kufizime në funksionimin e objekteve hotelierike.
“Kanë kaluar 11 muaj nga koronavirusi, për gjashtë muaj shteti na jep rroga, kurse ne edhe pse nuk punojmë I kemi dhënë rrogat për gjashtë muaj, dmth nga xhepi ynë. Që që e nderlikon më tej biznesin tonë. Pagesa e ndihmës financiare të njëhershme që ata na dhanë para vitit të ri me një shumë maksimale prej 10 mijë eurosh, është vetëm 2 deri në 4 përqind e qarkullimit total që kemi marrë në vitin 2009. Kjo ndihmë nuk është në minimumin e duhur për të shërbyer kapacitetet tona të mëdha që kemi në dispozicion.”, tha Perica Golomeiq nga dhoma turistike dhe ushqimore në LOE.
“Kërkesën që e kemi dërguar në qeveri përmes lidhjes së odave ekonomike janë përfshëri të gjitha masat, nga subvencionet e pagave, grantet dhe protokollet, e gjithë kjo tashmë është dërguar. sidoqoftë, ne vendosëm të ndërmarrim një hap të tillë, duke parë dhe dëgjuar njoftimet për paketën e pestë të masave, duam t’u drejtohemi atyre me kohë përderisa të jetë tepër vonë. kur të miratohet paketa e masave, atëherë ne e dimë që është shumë e vështirë të bësh ndryshime dhe tashmë në shkurt, dmth muaji i dytë i tremujorit të parë po kalon dhe situata bëhet gjithnjë e më e vështirë.”, tha Martin Angelovski nga dhoma turistike dhe ushqimore në LOE.
Më të prekurit në këtë periudhë  janë restorantet e dasmave dhe klubet e natës që nuk funksionojnë fare e që këkrojnë ndihmë në formë grantesh të pakthyeshme. Nëse shteti nuk përmbush kërkesat e tyre, ata njoftuan një protestë masive për javën e ardhshme.
Marketing