Gati për derbin e të martës në Champions, formacionet zyrtare Tottenham-Bayern Munchen

Padyshim që njëra prej ndeshjeve më interesante të së martës në Ligën e Kampionëve është kjo e sotmja në mes të Tottenhamit dhe Bayernit

Marketing

Bayern Munchen ka udhëtuar sonte për në Londër dhe synon vetëm tre pikë, pasi mposhti në Allianz Arena Crvena Zvezdën.
Por, sonte kampioni gjerman nuk ka një kundërshtarë të lehtë përpara.

Bëhet fjalë për nënkampionin e Europës, Tottenham të cilët hynë në këtë takim pas barazimit në Greqi kundër Olympiakos.
Maurizio Pochettino sonte sulmin ia ka besuar Kane dhe Son kurse Bayern starton me Lewandowski i cili do të asistohet nga Gnabry dhe Coman.

Këto janë formacionet zyrtare:

Tottenham: Lloris, Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Ndombele, Sissoko, Dele, Son, Kane.

Bayern Munchen: Neuer, Kimmich, Sule, Boateng, Pavard, Alaba, Tolisso, Coutinho, Gnabry, Coman, Lewandowski.