Gattuso “i frustruar” me paraqitjen e djeshme

Skuadra italiane u eliminua nga gara pas humbjes 3-1 nga Olympiacos në ndeshjen e fundit të Grupit F të enjten
AC Milan e ka merituar eliminimin nga Europa Ligë nga Olympiacosin, sipas trajnerit të tyre Gennaro Gattuso.
“Ne ua dhuruam ndeshjen atyre”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

Marketing

“Jam i mërzitur sepse ne mund të luanim më mirë pavarësisht incidentëve që ndodhën”.

“Ne kishim ndeshjen në dorë, por kur krijon tetë mundësi për të shënuar në një stadium të tillë dhe nuk arrin të finalizosh atëherë kemi luajtur keq, kështu që e merituam për tu eliminuar”.

Marketing