Gattuso: Milani u frikësua pasi Dudelange barazoi rezultatin

Milani regjistroi fitore të rëndësishme përballë Dudelanges në Europa League.

Marketing

Në ndeshjen e zhvilluar në ”San Siro”, skuadra nga qyteti i modës mposhti Dudelangen me rezultat, 5-2.

Dhe tani, trajneri, Gennaro Gattuso ka reaguar pas ndeshjes, duke thënë se pasi Dudelange barazoi shifrat, skuadra e tij u frikësua.

”Pasi ata barazuan, erdhi njëfarë frike te ne”.
”Ndeshjet e lehta nuk ekzistojnë, e prisja një ndeshje të vështirë, por e rëndësishme ishte që ne fituam”.
”Sa i përket Cutrones, ai duhet të vazhdojë të shënojë dhe duhet ta ketë dëshirën për ta bërë këtë gjatë gjithë ndeshjes”, tha Gattuso për Sky Sports.