Gattuso thotë se shpresat janë gjallë, premton luftë deri në fund

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk është dorëzuar akoma në luftën për top katërshe.

Gattuso ka thënë se skuadrës së tij asnjëherë nuk i është thënë se e ka të obligueshëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Me xhiron e fundit që po afron, trajneri italian ka bërë të ditur se skuadra e tij akoma ka shpresat në maksimum, dhe do të luftojë deri në fund.

“Ne duhet të bëjmë punën tonë, të luftojmë për fitoren dhe të shohim se çfarë ndodh pas vërshëllimës finale” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

‘Rossonerët’ e dinë se fati i tyre nuk varët vetëm nga duart e tyre, pasi ata grumbullojnë një pikë më pak sesa Atalanta e Inter.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga dy skuadrat do të bëjë hapin fals për t’i bërë dhuratën e madhe Milanos.