Gazeta më e madhe gjermane shkruan për testimet që po i bën Ecologu i Lazim Destanit

ECOLOG International është një kompani ndërkombëtare shërbimesh, pronë e familjes së filantropit Lazim Destani.

Shkrimi i plotë i “Bild am Sonntag”:

Të premten, Ministrat e Shëndetësisë së Landeve të Gjermanisë ranë dakord për të testuar falas udhëtarët për Covid-19, që kthehen nga zonat me rrezik dhe me numër të lartë prekurish nga Koronavirus. Kjo masë duhet të ulë probabilitetin, që udhëtarët ta shpërndajnë virusin përsëri në Gjermani. Numri i të infektuarve të rinj është rritur dukshëm në ditët e fundit.

Pamje e faqes së “Bild am Sonntag” ku shkruhen se si do të testohen udhëtarët për Coronavirus (Foto1): Test i shpejtë: Firma “Ecolog” është e specializuar për testet e Covid-19, duke marrë këtu provën/tamponin e pështymës

Si do të funksionojnë testet në aeroporte?

Shumë kompani janë gati për të ndërtuar qendra kontrolli. Një shembull është kompania “Ecolog”, në fakt një kompani që ofron shërbime logjistike për ushtrinë dhe tashmë e specializuar për testet e Covid-19. Kohët e fundit, firma testoi pothuajse të gjithë popullsinë e Luksemburgut, rreth 600.000 persona. Si ndodh diçka e tillë?

“Në teste varet shumëçka nga teknologjia dhe kapacitetet,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i Ecolog, Ali Vezvaei për “Bild am Sonntag”. “Një laborator mesatar në Gjermani bën 100 deri në 400 teste në ditë. Superlaboratori ynë kryen 10 000 deri në 20000 teste në ditë”, trego CEO i Ecolog.

Por, si do të kryhen testet në aeroportet gjermane? Vezvaezi shpjegon se, “pasagjerët do të ulen, do të ndahen dhe do të shkojnë në një zonë, ku do të mund të kryhen testet. E gjitha zgjat më pak se 10 minuta. Më pas, njerëzit mund të shkojnë në shtëpi dhe brenda 6 orëve të ardhshme do të marrin një SMS me rezultatin”.

Një kompani, e cila do të mund ta përshpejtonte procesin akoma më tej, vjen nga Goslar në Sachsenin e poshtëm. Sipas disa burimeve, kompania Stöbich ka shpikur një test Covid, i cili me ndihmën e teknologjisë së fibrave optike mund ta nxjerrë rezultatin për vetëm një minutë. Ky do të ishte një sensacion.

Drejtori Ekzekutiv Jörg Schiebel tregon për Bild se, “testi mund të përcaktojë me 100 % siguri, nëse dikush nuk ka Coronavirus. Për një rezultat pozitiv është siguria 96%”.

Schiebel hamendëson, që pajisja testuese do të jetë gati për tregun në katër deri në gjashtë javë dhe kostoja e saj, 8000 deri në 10000 Euro për një pajisje testuese, 15 deri në 18 Euro për një tampon. Ky do të ishte një hap i madh në rrugën drejt një jete normale.

 

Marketing