Gazetari Azizi thumbon Bytyqin: Nuk e di pse shqiptarët e LSDM-së dalin kundër shqiptarëve

Ideja e Zëvendës Kryeministrit të Parë Artan Grubi se në kompanitë si Telekom, A1, EVN është në interes të punësojnë njerëz që flasin gjuhën e komuniteteve të tjera veçanërisht ato që flasin gjuhën shqipe ka hasur në kundërshtim nga LSDM-ja.

Marketing

Pas kësaj ideje ka reaguar ashpër Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bitiqi kundër idesë së Artan Grubit duke theksuar se qeveria e re po ndërtonë konceptin e një shoqërie për të gjithë dhe se është mosmirënjohëse për të shpërndarë para publike mbi baza etnike.

Nga ana tjetër gazetari Berat Azizi habitet me shqiptarët e LSDM-së se gjithnjë dalin kundër shqiptarëtve. Azizi gjithashtu peyet këta shqiptar të LSDM-së se në ç,baze jane ndarë mjetet financiare ?

“Nuk e di pse shqiptaret e LSDM dalin kunder shqiptareve . Po deri dje ne ç’ baze jane ndare mjetet financiare ?. Vetem mos thuani ne baze te meritave.” ka shkruar Azizi.

Ndryshe sot ka reaguar edhe Ilija Dimovski i VMRO-së, duke theksuar se qeveria e tashme duket pastër si qeveri e BDI-së pasi Artan Grubi vazhdon të punësojë më shumë shqiptar se sa nga komunitet tjera.

Marketing