Gazetari i Azerbajxhanit: A e dini çfarë thonë për Kosovën në vendin tonë?

Trajneri Bernard Challandes dhe mesfushori Valon Berisha kanë mbajtur dje (e hënë) konferencën për shtyp për ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Një pyetje që mori vëmendjen e të gjithë në konferencë, ishte ajo e një gazetari nga Azerbajxhani.

“Ju thoni se Azerbajxhani është favorit ndaj Kosovës, por në vendin tonë të gjithë thonë se ju (Kosova) jeni favorit. Pse mendoni ju kështu (pyetje drejtuar trajnerit Challandes dhe mesfushorit Berisha)”, ishte pyetja e gazetarit nga Azerbajxhani.

“Trajnerët thonë që gjithmonë ekipi kundërshtar është favorit”, është përgjigjur Challandes me shaka.

evn