Gazetari maqedonas ka përfituar mbi 4 mijë euro nga Prokuroria Speciale

Televizioni Kanal5 mbrëmë ka raportuar se gazetari i njohur Sasho Ordanovski ka përfituar para nga Prokuroria Speciale, që tashmë është shuar. Sipas portaleve që kanë raportuar për lajmin me Ordanovskin, thuhet se ai kishte përfituar 255 mijë denarë, informon INA.

Marketing

Televizioni është thirrur në të dhënat e Ministrisë së Financave përmes databazës publike “Financat e hapura”, ku siç thuhet Ordanovski gjatë vitit 2018 në disa raste ka përfituar para nga Prokuroria Speciale. (INA)