Gazetari Memedaliu zbardh mashtrimin e Fatimes dhe PSP-sē

Gazetari Vedat Memedaliu ka goditur rëndë PSP-në veçanërisht prokuroren shqiptare Fatime Fetain. Ai në një postim në proflin e tij në FB, ka reaguar pasi PSP-ja ka paditur avokatin e  Ejup Alimit me këtë sipas Memedaliut PSP-ja në mungës të provave konkrete, Shotë Galica me shokë e shoqe të PSP-së tash duan të akuzojnë avokatët, përcjell TS.

Marketing

“Në mungesë të rezultateve 4 vjet pas themelimit, prokurorët special të PSP-së tash po bëjnë viktimën.
Thotë se vjet, diku në parking, është kërcënu nga avokati i njërit të dyshuar për “krim në zgjedhje”.
Në mungës të provave konkrete, Shotë Galica me shokë e shoqe të PSP-së tash duan të akuzojnë avokatët.
Ani, një vit demek pasi avokati shqiptar i paska kërcënu “prokurorët special”.
Tash i është kujtu, tani kur provat kundër njërit të dyshuar u konsideruan “fake” dhe tendencioze.
E gjithë kjo shfaqje ndodhë tani kur besimi i qytetarëve ndaj punës së PSP-së ka rënë trefish krahasuar me vitin e kaluar!
Kur kjo PSP e ndihmoi Gruevskin të ik drejt Hungarisë, njëjtë sikurse dy shefat kryesor që përgjuan e që sot shetitin të lirë në Greqi dhe kur Mijallkovi u lirua nga Shutka, njëjtë sikurse Jankullovska, Janakievski, Kamçevi dhe Bozhinovski… zor s’e ka ndonjë person që beson se “prokurorët special” me rrogë mujore mbi 2500 euro, pengohen pikërisht nga avokatët ka shkruar Memedaliu

Ndryshe edhe në anketat e fundit thuhet se besimi i PSP-së ka rënë aq shumë sa që më asnjë qytetarë nuk ju beson në vendimet e tyre. /TS/

Marketing