Xherdan Shaqiri pas shumë spekulimesh mbi të ardhmen e tij, mbrëmjen e djeshme arriti që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpool.

Pas këtij zyrtarizimi ai i është nënshtruar një interviste duke zbuluar shumë gjëra që nga e shkuara e tij e deri për synimet e të ardhmes.

Por një pyetje paksa tendencioze i është drejtuar atij në mes të intervistës.

“Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja kur do të shënoni para ‘The Kop’ për herë të parë?” ka qenë pyetja e drejtuar Shaqirit, duke u munduar të marrin përgjigje nëse futbollisti do vazhdojë me këtë festim apo jo.

Por Shaqiri ka ditur si të përgjigjet duke e lënë çështjen të hapur dhe duke thënë që mezi po pres të fillojë.
“Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme kur do ta shënoi golin e parë para tifozëve. Mëzi pres që të fillojë.” ka deklaruar Shaqiri.