Gazetari Rizvanoviq porosi Zaevit: Nëse edhe tani nuk reagoni, do fundoseni!

Redaktori i televizionit 24 në Shkup, Sead Rizvanoviq ka reaguar pas publikimit të video materialit nga portali “Lider” ku siç thuhet kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush nga radhët e LSDM-së rrëmben dhe rrah një person.

Marketing

Gazetari boshnjak kërkon reagim të menjëhershëm të kryeministrit Zaev.

“Regjistrim skandaloz, dhe nëse edhe për këtë nuk ka reagim, atëherë kryeministër Zaev po hyni në ujëra të rrezikshëm ku fundi është afër”, ka shkruar Rizvanoviq në facebook.

Marketing