Gazetari: U gëzova që nëna ime ka vdekur kur pashë Ramën me gratë në Fier

Kryeministri Edi Rama vendosi që ta kalojë 8 marsin me gratë e Fierit. Ai postoi edhe një video në Facebook, ku duket i rrethuar nga gratë.

Marketing

Këto të fundit janë mbledhur rreth kryeministrit, ndërsa ngrenë edhe telefonat lartë, për të bërë foto me të.

Rama bëri thirrje që gratë të kërcenin me të, por pa përfunduar mirë fjalën është gjetur në mesin e tyre.

Kjo shfaqje e kryeministrit, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Videoja e Ramës u komentua edhe nga gazetari Agim Xhafka.

Ky i fundit tha se është gëzuar që i ka vdekur nëna, kur pa shfaqjen e Ramës.

Xhafka shkruan:

Kur pashë dje Ramën në Fier duke u tallur me ato dhjetëra gra në hall e në nevojë u gëzova që nëna ime ka vdekur.

Marketing