Gazetarja e njohur flet për Shqipërinë dhe Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm italian

Shqipëria dhe moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu janë përmendur në një nga emisionet më të shikuara në Itali.
Në emisionin “Maurizio Constanzo Shoë” i cili ka në audiencë të madhe në shtetin italian, nga mysafirët është kërkuar që të flitet diçka në gjuhë shqipe.

Marketing

Gazetarja e njohur, Paola Perego, përveç që ka përshëndetur në gjuhën shqipe ajo ka folur edhe disa fjalë për Shqipërinë dhe moderatoren Alketa Vejsiu.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studio në Tiranë dhe janë shumë të bukur. Kam takuar Alketën, është një prezantuese shumë e famshme dhe shumë e talentuar, ajo bën programet e Bonolis në Tiranë siç është emisioni që shfaqet në Shqipëri, ‘Piter Pan’, është shprehur gazetarja e njohur italiane.

Për këtë është shprehur falënderuese moderatorja shqiptare, e cila përmes një postimi në ‘Instagram’ ka shkëputur një pjesë nga kjo intervistë.

“Dje ne Maurizio Constanzo Show ne Canale 5 paskan thënë gjëra te mira për Shqipërinë tone te bukur! Paola Perego ti je frymëzim per vite te tera për mua dhe një mike speciale, meriton një duartrokitje për dashurinë me te cilën ka folur për vendin tone”, ishte mbishkrimi i Alketës në këtë video.
Ndryshe, Alketa është e angazhuar edhe në emisionin e përjavshëm ‘Dance With Me Albania”.