Gazsjellësi Vodno, Shilegov: Do bisedojmë derisa të egzistojnë dilema

Jam i gatshëm derisa ekzistojnë dilema të caktuara, të bëjë thirrje për biseda, pasi mendoj se nga kjo nuk ka dëm, as shoqëria, as qyteti, as cilido nga debati i sotëm. Këtë sot e deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në debatin publik për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno.

Shilegov, si moderator i debatit, tha se po punohet për fillim të një procesi të caktuar, për të cilin sot nuk mundet asgjë të vendoset ose dikush të na bind. Ai shfaqi shpresë se debati i ardhshëm do të jetë në kuadër të Ministrisë së Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendës ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli tha se Vodnoja nuk është rajon i mbrojtur dhe sfida më e madhe do të jetë, siç tha, që së bashku ta miratojmë ligjin për shpalljen e Vodnos dhe të Matkës për rajone të mbrojtura dhe ta rishqyrtojmë atë që shpejtë e shpejtë u bë në Gazi Babë.

Drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë (REM), Bajram Rexhepi para të pranishmive mbajti prezantim për pjesën që kalon nëpër park-pyllin Vodno, respektivisht linjën gazsjellëse që hynë saktë në kilometrin e 18-të të kufijve në park-pyllin Vodno, në Sopishtë dhe del në kilometrin e 27,3 në Shishevë.

“Gjatësia e saktë e kësaj pjese është 9,3 kilometra. Prej kilometrit të 18-të e deri në kilometrin e 21,5 nuk kemi kurrëfarë prerje të pyllit. Prerje të drunjve ka vetëm nga kilometri i 21,5 deri në kilometrin e 24-të nga traseja, respektivisht vetëm në 2,5 kilometra kalon nëpër masë të drurit. Në atë pjesë do të priten 1,7 hektarë masë e drurit nga gjithsej 2.593 hektarë që është në Vodno. Nuk është e saktë se përmes një pjese të Vodnos ku kalon do të priten drunj, në pjesën më të madhe janë shkurre dhe sipërfaqe shkëmbore”, tha Rexhepi.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare nga rrethina e Tetovës dhe Gostivarit potencuan se në debatin duhej të marrin pjesë edhe qytetarë nga rajoni planor i Pollogut dhe Rajoni Jugperëndimor, të cilët, siç thanë, janë më të prekur, e nuk janë ftuar.