Gent Cakaj vizitë dyditore në Shkup

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj në datat 26-27 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Cakaj do të qëndrojë në Shkup ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.

Në datë 27 shkurt, Ministri Cakaj pas takimit me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Përveç takimit me Dimitrovin, Cakaj pritet të realizojë takime edhe me krerët tjerë shtetërorë.

Marketing