Genta Ismajli me dedikim për të ëmën në Ditën e Nënës: Ti je bota ime, faleminderit për gjithçka që ke bërë

Dita e Nënës cilësohet si një festë që nderon nënën, atësinë, lidhjet e po ashtu edhe ndikimin e tyre në shoqëri.

Kremtohet në ditë të ndryshme në shumë vende të botës, por më së shumti në muajin mars dhe në maj.

Pikërisht ditën e sotme (e diel) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet Dita e Nënave.

Marketing

Image

Me këtë rast, këngëtarja Genta Ismajli ka uruar të ëmën për këtë festë pasi prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në Amerikë.

“Urime Ditën e Nënës Eca, ju jeni personi më i bukur, ju jeni bota ime. Faleminderit për gjithçka që ke bërë. Të dua shumë”, ka shkrua Ismajli.

“Urime Ditën e Nënës gjithçka e imja”, shkroi ajo në një tjetër postim të ndarë në InstaStory.

Image

Genta përndryshe viteve të fundit është zhvendosur në Zvicër për shkak të romancës me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Marketing