Genta zbulon datën kur do të martohet me turkun

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka dhënë një intervistë për “Revista Who” me gazetarin Eraldo Rexho.

Marketing

Ajo ka rrëfyer të pathënat e lidhjes së saj me biznesmenin turk, Hysen Usta.

Dyshja janë takuar një vit më parë, gjatë një darke me miq të përbashkët në Kosovë. Lidhja e tyre ecën me hapa shumë serioze dhe Genta ka treguar se bisedojnë shpesh për pjesën e martesës. Ajo tha se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë.

‘E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha deshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë date nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, u shpreh Genta.

Këngëtarja ka treguar se e ka prezantuar partnerin me familjen, ndërsa me familjarët e Ustas nuk është njohur akoma live. Ato kanë komunikuar me video.

“Familjen e ka në Marash, afër Stambollit, nuk e ka në Zvicër. Nuk i kam takuar akoma ‘live’, por përmes videove kemi biseduar dhe jemi njohur. Ndërsa familja ime me Ustën është takuar, mami im flet edhe turqisht dhe ishte një përkthyese në fillimet e mia me Ustën. Mami im ka qenë arsyeja që jemi lidhur edhe më shumë”, tha ajo.

Marketing