Georgievski i siguroi Maqedonisë medalje në Olimpiadën në Tokio

Taekvondisti i Maqedonisë së Veriut Dejan Georgievski u kualfiikua në finale të Olimpiadës në Tokio. Ai paradite e fitoi Kjo Don In nga Koreja me 12:6 në gjysmëfinalen në kategorinë +80 kilogramë.

Marketing

Për herë të parë në turnenë në Tokio, Georgievski ka pasur negativë pas raundit të parë (0:1). Vijuan dy minuta të mira për garuesin nga Maqedonia e Veriut dhe epërsi 5:3 pas raundit të dytë. Dy minutat e fundit kaluan në dominim të Georgievskit për plasman të sigurtë në finale.

Pas dy dekadave sporti i Maqedonisë së Veriut do të fitojë medalje në Lojërat Olimpike.

Kundërshtar i Georgievskit në luftën për ari do të jetë rusi, Vlladisllav Larin. Finalja u caktua për 14:45 sipas kohës së mesme evropiane.