Georgievski ka dashur të zgjidhë problemin e emrit që në vitin 2002

E shoh se Vlatko Gjorçev do të kandidohet për president atë e shoh sipas kampanjës, e shoh se çfarë kampanje ai bën, mirë është që kryetari i ri të shoh më gjerë, kështu ka deklaruar në intervistën e tij të fundit televizive ish kryeministri Lubço Georgievski duke folur mbi fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen në parlament.

Duke folur mbi atë se Gjorçev dhe Miloshoski kanë qenë në politikë edhe para 20 viteve ai ka thënë:

“Mirë është të kujtohet se kishte edhe një VMRO të tilë më parë që ka parë interest shtetërore para atyre partiake, edhe ai ka qenë i aktivizuar në politikë para 20 viteve, unë atëherë në KQ thash se pas krizës që na ndodhi në vitin 2001 me UCK dhe gjithë komunitetin ndërkombëtarë ne do të biem nga pushteti, kur biem të paktën të mbyllim problemin me Greqinë, atëherë LSDM ishin shumë shkurtpamës në vend që të thonë vazhdoni bëjeni ashtu si duhet të bëj VMRO tash të ju thotë bëjeni se faji do ju mbetet juve ato na thonin jo nuk mundet, e tash erdhi koha që të zgjidhet, megjithatë është një problem që duhet të mbyllet përgjithmonë”, thekson ai.

Georgievski thekson se për kandidaturën e Gjorçev nuk ka informacione por në bazë të kampanjës që e bën në teren.

“Po, ai ka bërë një hap shumë të mirë në ngjarjet në parlament kur u nda nga grupi tjetër i deputetëve dhe është për shumë merita, nuk e promovoj por dua të them se kryetari i ri do ketë obligime sigurisht”.

I pyetur nëse do të kandidohet për president, ai tha:

“Sërgjan Kerim kishte një deklaratë famoze, nëse më përkrahin LSDM dhe VMRO do të kandidohem, unë them se nëse më përkrahin LSDM, VMRO dhe BDI do mendoj, unë kam pozicionin tim më të mirë tani kam bizneset e mia”, sqaroi ai.

evn