Georgievski: Mickoski e ka trashëguar genin e Gruevskit!

Lideri i VMRO Popullores, Lupço Georgievski, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka adresuar kritika drejt liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai e ka trashëguar genin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Për fat të keq më duhet të them se kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, z.Mickoski e ka trashëguar genin për falsifikim nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski. Falsifikimet e z.Gruevski nga maqedonasit bënin karikatura në korniza botërore. Për të painformuarit vetëm të kujtoj se Dragan Bogdanovski nuk ishte në sallë më 17 qershor, ndërsa në gjithë fushatën në 90-tat u paraqit saktë 5 herë me nga 5 minuta fjalim”, shkruan Georgievski.

Marketing