Georgievski: Shans për marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk do të kemi

Si ironi e historisë dhe të fatit është se ata që nuk më lejuan atëherë ta zgjedh çështjen e emrit, vetë e zgjidhin edhe atë në mënyrën më të vështirë, thotë ish kryeministri Lupço Georgievski në intervistën javore për REL.

Marketing

“Nuk duhet të harrojmë se nëse dështon referendumi ne edhe më tej mbetemi IRJM, pasi si e para nuk ka më politikan maqedonas të guximshëm të cilët do të hyjnë në këtë betejë, ndërsa konsideroj se bashkësia ndërkombëtare totalisht do të ftohet nga kjo çështje, ashtu që mendoj se ky është shans i cili duhet të shfrytëzohet”, ka thënë Georgievski.

A do të votoni ju në referendum?
“Po, po unë do të votoj. Dua të rikujtoj se unë jam politikan i parë që ka hapur këtë çështje, guximshëm në mënyrën që sot e zgjedh z. Zaev. Do të rikujtoj se që në vitin 2000 kur kam qenë kryeministër ka pasur tentim me z. Simitis po ky emër Maqedonia e Veriut dhe e Epërme që të zgjedhim problemin dhe nuk mund të mos përmend se kundërshtarë kryesor kanë qenë udhëheqësia e atëhershme e LSDM-së dhe gazetarët që kanë qenë rreth udhëheqësisë së atëhershme të LSDM-së”.

Marketing