Georgina i dhuroi puthje pasionante Ronaldos pas fitores në “Champions League”

Në këtë finale u ndeshën Real Madrid me Liverpool, ndërsa rezultoi me fitoren e Realit.

Marketing

Ashtu siç është bërë traditë, pasi të përfundojë ndeshja, paparacët ‘pushtojnë’ stadiumin për të marrë pozat më të mira të lojtarëve në ato momente të festës.

Njësoj ndodhi edhe të shtunën, ku futbollistët e Real Madridid u fotografuan si me ekipin ashtu edhe me të afërmit që kishin ardhur t’i shohin nga afër.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina ka qenë e pranishme në ndeshje, ndërsa më pastaj iu bashkua Ronaldos për t’ia uruar fitoren me një puthje pasionante.

Georgina kishte veshur një fanellë të Realit, ndërsa bashkë me të ishte edhe djali i madh i Ronaldos, Ronaldo Jr.

Marketing