Georgina mahniti me dukjen e saj në shoqërimin e Ronaldos në Dubai

Georgina Rodriguez gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e faqeve rozë gjatë pjesëmarrjes në evenimente të ndryshme, në të cilat e shoqëron partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

Marketing

Bukuroshja dhe superylli i Juventusit kanë qëndruar këto ditë në Dubai, ku futbollisti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Sportive dhe u shpall lojtari i viti nga Globe Soccer. Dhe 25-vjeçarja është kujdesur që të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve me dukjen e saj.

Ajo kishte veshur një fustan që vinte në pah figurën mbresëlënëse trupore duke ngacmuar imagjinatë me ekspozimin e pjesës së dekoltesë dhe këmbës.

Georgina është vazhdimisht aktive në palestër ku angazhohet për të pasur një fizik mahnitës.

Marketing