Gerberih dhe Timonie: Progres ka por fokusi të mbahet në reforma

Këtë vit Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat aderuese për shkak se ka shkruar histori të suksesshme për Ballkanin Perëndimorë. Këtë e theksoi ambasadori gjerman, Tomas Gerberih në seancën e sotme të Këshillit Nacional për Euro-Integrime, ku u debatua për pikëpamjet e Berlinit dhe Parisit rreth vizionit afatgjatë për integrimin evropian të vendit. Ai pohon se këtë vit vendi do të fillojë negociatat me BE-në pas rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Marketing

“Pavarësisht sukseseve politike dhe faktit që ligje të rëndësishme kalojnë në Kuvend me vota të opozitës, tani fillon rruga e rëndë me hapjen e kapitujve. Askush nuk duhet të lihet anash në procesin integrues, do të thotë se tani duhet të thellohet procesi reformues me qëllim që çdo qytetarë të shoh rezultate. Qeveria duhet në mënyrë komplete të koncentrohet në procesin reformues i cili duhet të ofrojë mundësi dhe kushte më të mira për jetesë”, u shpreh Tomas Gerberih Ambasador i Gjermanisë.

Ambasadori Francez, Kristijan Timonie theksoi se vendi ka bërë hap të madh përpara, por tha se megjithatë ende ka shumë punë e cila është me rëndësi thelbësore. Timonie tha se megjithatë edhe në BE duhet të zbatohen reforma që të mundet të presin të gatshëm vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Muajt e ardhshëm deri në vjeshtë mund të shërbejnë si arsye që të jepen më shumë prova për kapacitetin tuaj për reforma dhe të hapen negociatat. Nuk mund ta pranoj kur më thonë se mund të hapen negociatat, e më pas të zgjasin, siç është rasti me vende të tjera. Ne jemi të bindur se vendi juaj është në BE dhe insistojmë më shumë për pikë fillestare më mirë të organizuar dhe fillim të negociatave”, tha Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, theksoi se po shihet drita në fund të tunelit dhe se po i bëjmë hapat e fundit për nisjen e negociatave. Sipas tij, shtyrja e negociatave për në vjeshtë, është për arsye teknike.

“Ne si partner të ardhshëm të BE duhet të kemi mirëkuptim edhe për sfidat teknike që i ka rajoni ose vendet anëtare. Për ne është e rëndësishme kur do të mbahet seanca e përbashkët qeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për shkak se nga kjo pikë fillestare fillojnë negociatat”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Nikolla Poposki, thotë se gjatë gjithë këtyre viteve, BE-ja ka dëshmuar se jemi mirëseardhur, por se ende nuk dihet kur do t’i fillojmë negociatat. Me vite të tëra nuk lëvizim nga vendi, por bisedimet janë të nevojshme pikërisht tani, theksoi ai.

“Ka dy çështje që janë për tu notuar dhe për ata që vazhdimisht lexojnë raportet, bie në sy ajo që thotë – Janë të mirëseardhura marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe fjalia e ditë- e vërejtëm mirë se ka rekomandim. D.m.th. deri më tani ka qenë “kemi vërejtur” tani është“ e vërejtëm mirë se ka rekomandim”, potencoi Nikolla Popovski, Kryetar i Këshillit Nacional për Euro-integrime.

Deputetët e opozitës, Antonijo Milloshoski dhe Ilija Dimovski, kritikuan se pushteti po përkrah optimizëm të rrejshëm. Milloshoski edhe sot konfirmoi se 7 vende-anëtare janë deklaruar negativisht, duke e cituar ministren kroate për punë të jashtme. Bojan Mariçiq, thotë se ky pushtet ka bërë hapa të mëdhenj me skriningun e 26 kapitujve. Optimist është se në tetor do t’i fillojmë negociatat dhe beson se mundemi paralelisht edhe t’i zbatojmë reformat, edhe t’i zhvillojmë bisedimet. Ai mes të tjerësh tha se periudha prej 15 viteve ka qenë mjaftë e gjatë, duke pritur për të hyrë në BE.

Marketing