Maqedonia e Veriut ka bërë reforma në të gjitha fushat relevante. Kështu që rasti ku akuzohet ish kryeprokurorja speciale, pra mossuksesi i një individi, nuk nënkupton gabim në sistem. Ky është komenti i ambasadorit gjerman në Shkup, Tomas Gerberih, sa i përket zhvillimeve të rastit “Zhvatja”, ku përveç dy personave të tjerë akuzohet edhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Ai porositi që të vazhdojnë të ndiqen veprat penale për të gjithë njëlloj, pavarësisht funksionit ose pozitës së person që kryen vepër penale.

“Nuk më ngjan ta komentoj gjyqësorin. Por, nëse më pyesni për mendimin tim personal – mes të gjitha mangësive ekzistuese, formimi i PSP-së nxiti proces, i cili në korniza të reformave në gjyqësor tregoi rrugën e vërtetë. Mossuksesi i individëve nuk është indikacion për atë se gjithë sistemi është i vendosur gabimisht. Bëhet fjalë për krijimin e një gjyqësori të pavarur, që do të veproj përmes principeve të sundimit të së drejtës në Maqedoninë e Veriut. Veprat penale duhet të ndiqen penalisht pavarësisht nga personi ose pozicioni i tij. Këtu bie edhe ajo, hetimet të përparojnë shpejtë dhe si rezultat të pasoj vendimi për dënim për një kohë të arsyeshme”, deklaroi ambasadori Tomas Gerberih.

Ambasadori Gerberih thotë se akuzat ndaj prokurores speciale Katica Janeva e cila gjenden në paraburgim shtëpiak, ndriçojnë drejtësinë aktuale dhe shton se rasti “Zhvatja”, ka tërhequr vëmendje të madhe në media dhe opinion.

Më tej, rikujtoi thirrjet e presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev, për zbardhje të plotësishme dhe të pavarur të rastit, ku tha se edhe ai e mbështet të njëjtën.
Sa i përket datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, ku Bundestagu dha dritë jeshille për të njëjtën, ambasadori Gerberih u shpreh optimist se edhe më 18 tetor, të gjitha vendet anëtare do të votojnë pro datës së shumë pritur nga Maqedonia e Veriut.

“Vendimi i Bundestagut është me rëndësi dhe i nevojshëm në këtë moment, si për të ardhmen e vendve të Ballkanit, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian. Shumica e madhe qeverisëse të shteteve të BE-së tashmë janë deklaruar për fillim të bisedimeve. Mungojnë vetëm edhe disa. Shpresoj se vendet anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin për Punë të Përgjithshme më 15 tetor do mund të arrijnë pajtim për fillim të bisedimeve”, shtoi më tej ai.

Edhe përkundër qëndrimit të Francës, që deklarohet se fillimisht duhet të bëhen reforma të brendshme në BE dhe pastaj të ketë zgjerim, ambasadori shprehet se Ballkani Perëndimor është rajon me rëndësi strategjike për BE-në. Duke shtuar më tej se Maqedonia e Veriut ka i përshpejtuar reformat dhe ka bërë hapa reformuese në të gjitha fushat të cilat janë relevante për fillim të bisedimeve.