Geti si sheik, përkrah tij Marina e mbuluar me shami

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë nisur pushimet e para për këtë vit.

Marketing

Çifti i njohur i showbizzit shqiptarë prej ditësh kanë udhëtuar drejt vendeve arabe ku edhe kanë festuar natën e ndërrimit të moteve në Dubai.

Pas, Dubait ata qëndruan gjatë ditës së premten në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabin ku vizituan xhaminë e “Sheikh Zayed Mosque”.

Si Marina ashtu edhe Getoari kanë publikuar imazhe nga kjo vizitë teksa shihen të veshur me kostumet lokale të vendit, Marina e mbuluar me shami të zezë, derisa Geti i veshur me pelerinë të bardhë si sheik.

“Unë dhe mbretëresha ime”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, bashkë me çiftin është edhe Luana Vjollca dhe i dashuri i saj.

Marketing