Giampaolo largohet nga Sampdoria, pritet lëvizja e Milanos

dhe zyrtarisht trajneri i Marco Giampaolo ka ndarë rrugët me skuadrën e Sampdorias.

Marketing

51 vjeçari i cili ishte me Sampdorian që nga vera e vitit 2016 dhe kishte në vit të mbetur kontratë, ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij, pas takimit me presidentin e skuadrës, Massimo Ferrero

Giampaolo pritet të emërohet trajner i skuadrës së Milanos, ku do të zëvendësonte trajnerin Gennaro Gattuso.

Një marrëveshje dy vjeçare i është ofruar atij tek Milano, me shpresën që ta kthejë skuadrën në majat e futbollit italian, por edhe atij evropian.

Giampaolo kishte udhëhequr më herët edhe skuadrat e Cagliari, Catania, Brescia e Empoli, ku shquhej për formacionin e tij 4-3-1-2, me fokusin tek posedimi.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë të finalizojë marrëveshjen me tashmë ish trajnerin e Sampdorias.

Marketing