Giggs e Neville: Solskjaer po i kthen në formë yjet e skuadrës

Ryan Giggs dhe Gary Neville kanë vetëm fjalë të mira për punën e bërë të trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester Unitedit.

Marketing

Ka qenë fillimisht Ryan Giggs që ka thënë se yjet si Paul Pogba dhe Marcus Rashford po e shfaqin më së miri potencialin e tyre.

Lojtarët nën Jose Mourinhon kishin humbur motivin për të luajtur, ndërsa marrëdhënia e trajnerit me lojtarit nuk ishte më e mira.

“Ishte ndeshja e parë në shtëpi për Ole si trajner. Gjithçka shkoi pozitivisht. Performanca dhe rezultati ishin të kënaqshme. Mendoj se të gjithë e prisnin këtë kthesë të skuadrës. Lojtarët e mëdhenj janë duke u kthyer si të tillë”.

“Pogba me golat e tij, David me formë të shkëlqyeshme në portë dhe Marcus po bëhet gjithnjë e më i mirë në çdo lojë”.

Edhe Neville ka vetëm fjalë të mira, ndërsa e cilëson Pogban si mesfushorin më të mirë në Evropë.

“Ata kanë lojtarin më të mirë në fushë, ndoshta mesfushorin më të mirë në Evropë. Paul Pogba po shkëlqen, por duke mos i harruar 18 muajt zhgënjyes që erdhën për shkak të marrëdhënieve me trajnerin”, ka deklaruar Neville.

Manchester United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer ka marr dy fitore radhazi dhe atë mjaftë bindëse.

Marketing