Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë

Photo by: XPX/STAR MAX/IPx 2016 5/2/16 Gigi Hadid and Zayn Maliks at "Manus x Machina: Fashion In An Age of Technology" Costume Institute Gala. (Metropolitan Museum of Art, NYC)

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e tyre, emri i të cilë nuk është bërë ende publik.

Marketing

Zayn konfirmoi lajmin në Twitter, duke shkruar: “Vajza jonë është këtu. E shëndetshme dhe e bukur. Të përpiqem ta them me fjalë, ndjesinë që po përjetoj është e pamundur. Dashuria që ndjej për këtë njeri të vogël është përtej asaj që unë kuptoj. Mirënjohës që e njoha, krenar që e quaj timen dhe falenderues për jetën që do kemi bashkë.”

Edhe Gigi Hadid, njoftoi lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram:

“Vajza jonë na u bashkua në tokë këtë javë dhe e ka ndryshuar tashmë botën tonë.”

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detaje nga lindja, por kjo pritej nga fansat, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e shtatzënisë së modeles është mbajtur private.

25 vjecarja Hadid, konfirmoi në prill se ajo ishte në pritje të një fëmije, kur u shfaq në Tonight Show, me Jimmy Fallon. Çifti janë lidhur për herë të parë në fund të vitit 2015 dhe prej atëherë kanë pasur një lidhje me disa ndarje dhe bashkime.

Marketing