Giroud edhe më afër Interit

Interi janë shumë afër për ta sjell Olivier Giroud në San Siro nga Chelsea pasi që sulmuesi francez raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Nerazzurri
Siç raporton Nicolo Schira, Interi ka ardhur të një marrëveshje me fituesin e Botërorit dhe janë gati për ti dhënë atij kontratë që do ta mbante atë në Milan deri më 2022.

Marketing

Gazetari i Gazzetta dello Sport shkruan që Giroud është afër kalimit në Inter, derisa bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, por ka vetëm një pengesë, çmimi që kërkojnë Blutë për të.

Marina Granovskaia dëshiron ta largojë francezin për rreth shtatë milionë euro, por Interi momentalisht ofron vetëm pesë milionë euro për sulmuesin.

Marketing