Gjakovë, dorëzohen paditë ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e nëntë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Marketing

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë dhe dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.
Ky dorëzim do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, Departamenti për Krime Lufte.

Marketing