61 vjeçari Haxhi Ahmeti ka mbetur i vdekur sot para shtëpisë së tij në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Policia duke dhënë detajet e fundit për këtë rast, njofton se viktima ka ndërruar jetë para shtëpisë së tij ku ka shpërthyer mjeti eksplodues.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka konfirmuar për Klan Kosova se mjeti shpërthyes që ia ka marrë jetën 61 vjeçarit ka qenë i montuar në derën e oborrit të shtëpisë së viktimës.

Jozyrtarisht Klan Kosovës i është thënë se eskplozivi ka qenë i montuar në kutinë e postës dhe se është aktivizuar me telekomandë.

“Të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intensivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast”, thuhet në kumtesën e policisë.