Gjashtë aksidente trafiku në Shkup, më lehtë janë lënduar pesë persona

Në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej gjashtë aksidente trafiku prej të cilave në tre më lehtë janë lënduar pesë persona. Në tre është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar 27 automjete të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 21 shoferë para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 19 automjete të paregjistruar.

Sipas buletinit ditorë të SPB Shkup, janë dhënë edhe 116 masa ndëshkuese, ndërsa me automjetin e posaçëm “karotrrec” janë larguar 72 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën larg vendkalimeve të caktuara për këmbësorë, nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara në këmbësorë, gjashtë shoferë për reshtim jo të drejtë dhe një shoferë për tejkalim jo të drejtë. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë në motor apo motoçikleta për mosmbajtje të kaskës, shtatë shoferë të automobilave për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe 17 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin derisa kanë folur në celular.