Gjashtë ditë para fillimit të Premierligës, dy lojtar të Manchester Cityt dalin pozitiv me Covid-19

manchester City ka njoftuar se dy lojtar të tyre kanë dalë pozitiv me koronavirus në testet që janë bërë nga klubi këto ditë.

Marketing

Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte janë dy lojtarët që janë konfirmuar me Covid-19 vetëm gjashtë ditë para fillimit të Premierligës.

Ky është njoftimi i klubit:

Manchester City FC mund të konfirmojë se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Të dy lojtarët aktualisht po kalojnë një periudhë të vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për karantinën. Ata nuk kanë simptoma të virusit.

Të gjithë në Klub i urojnë Riyad dhe Aymeric një shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje dhe sezonit të ri.

Marketing