Gjashtë migrantë ilegalë nga Pakistani janë gjetur në stacionin e autobusëve në Strumicë

Gjashtë persona nga Pakistani, të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në vend, ka zbuluar policia mbrëmë në mesnatë te stacioni i autobusave në Strumicë.

Marketing

Sipas informoatave nga MPB, migrantët rreth orës 24 i kanë gjetur policët nga stacioni policor për kontroll kufitar “Novosellë”.

Personat janë dërguar në Qendrën për pranim në Gjevgjeli.