Gjashtë të vrarë nga të shtënat në një qytet të Gjermanisë

Gjashtë njerëz u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Rot am Ze në Gjermani.

Marketing

Policia tha se një i dyshuar u arrestua pas sulmit. Në bazë të informacioneve të para, policia tha se i dyshuari mund të ketë pasur lidhje me viktimat. Ueb-faqja e lajmeve Bild raporton se të vrarët në sulm kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje, por kjo nuk u konfirmua nga policia.

Rot am Ze është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë. Sipas raporteve lokale, sulmuesi i dyshuar është në të 30-tat e tij.

Marketing