Gjashtë viktima dhe 386 raste të reja me Covid-19

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2267 mostrave. Raste e reja janë regjistruar në: Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli- 18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçani-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Valandovë-3, Vinic-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë -4, Negotinë-2.

Marketing

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 67 vjeçe, një pacientë nga tetova (72), një nga Manastiri(44), një pacient nga Struga(62), dhe një nga Shën Nikolla (81).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 781.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 20163.

Prej tyre, 16009 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3373.

Marketing