Dy persona janë lënduar më lehtë në një nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB-së të Shkupit, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.

Dyzet e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve dhe një shofer për renditje në mënyrë të parregullt, si dhe katër shoferë për mos shfrytëzim të kaskës mbrojtëse. është sanksionuar edhe një këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit për këmbësorë dhe një këmbësor i cili ka kaluar në dritë të kuqe.

Janë hasur edhe 63 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 shoferë para se ta marrin patentën, dy shoferë fillestarë, si dhe 13 automjete të paregjistruara.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.

Artikulli paraprakMinistri Dimitrov për vizitë pune në Strazburg
Artikulli tjetërGazetarë ekonomikë nga 16 media turke për vizitë në Maqedoni