Gjatë ditës së djeshme 28 persona janë shoqëruar në polici për mosrespektim të orës policore

Gjatë ditës së djeshme (3 Prill 2020) 144 persona janë futur në izolim, 51 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, 144 persona u morën vendime për izolim, dhe 51 persona nënshkruan deklarata për izolim.

Marketing

Policia ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim dhe ka konstatuar se të gjithë personat kane respektuan masat për izolim dhe vetizolim.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes në periudhën 03 / 04.04.2020, është regjistruar se në nivelin e të gjithë vendit 59 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, dhe 28 persona janë ndaluar dhe janë marre dhënat dhe do të ndiqen penalisht.