Gjatë El Clasicos, hajdutët vodhën në shtëpinë e Benzemas

E mërkura nuk ishte dita më e mirë për Karim Benzeman. Francezi u mposht në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mbrëmë, me rezultat 3:0, kundër Barcelonës.

Marketing

Për më tepër, gjatë kohës sa ai po luante në këtë ndeshje, në shtëpinë e tij po vidhnin disa hajdutë, sipas emisionit televiziv spanjoll, “El Chiringuito”, transmeton Gazeta Express.

Hajdutët e shfrytëzuan mundësinë për të hyrë në shtëpi të sulmuesit të Real Madridit, gjatë kohës sa askush nuk ishte në shtëpi, pasi që Benzema dhe të afërmit e tij ndodheshin në “Santiago Bernabeu”.

Për momentin, ende nuk dihet çfarë morën hajdutët, mirëpo së shpejti pritet që policia ta njoftojë më gjerësisht publikun për këtë ngjarje.

Gjatë kohës së fundit, shumë futbollistë janë bërë viktima të sulmeve të tilla. Së fundi, hajdutët hynë në shtëpinë e Kevin-Prince Boatengut, gjatë kohës sa ai po luante për Barcelonën, kundër Valladolidit.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe Sadio Mane, i cili u bë viktimë e sulmeve të hajdutëve për të dytën herë, që nga transferimi i tij në Liverpool.

Marketing