Pesë persona ishin lënduar rëndë, ndërsa 15 kanë marr lëndime më të lehta në dhjetë prej 24 aksidenteve të evidentuara fundjavën e kaluar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në 14 aksidente janë shkaktuar dëme materiale, janë sanksionuar 271 shoferë për vozitje me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, ndërsa 83 janë larguar nga komunikacioni për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Policia ka larguar nga komunikacioni edhe 46 vetura të paregjistruara, për parkim të paligjshëm janë shqiptuar sanksione për 168 persona, ndërsa “karotreci” ka marr 91 vetura.

Janë shqiptuar sanksione edhe për 13 vozitës të cilët kishin kaluar në udhëkryq në të kuqe, 11 për qëndrim të palejuar, dy për arritje të palejuar, tre për për mos dhënien përparësi të këmbësorëve.