Gjatë uikendit policia ka regjistruar 28 aksidente trafiku në Shkup

Dy këmbësorë, një bashkudhëtar dhe një shofer kanë marrë lëndime të rënda në katër prej gjithsej 28 aksidenteve të ndodhura gjatë fundjavës. Në 12 aksidente lëndime më të lehta kanë marrë 18 persona, ndërsa në 12 është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB-ja informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe ka sanksionuar numër të madh të veprave penale. Njëqind e tetëdhjetë e një shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe në udhëkryq, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, një shofer është sanksionuar për parakalim të parregullt, ndërsa 22 shoferë për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse. Janë sanksionuar edhe tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe.

Departamenti për parandalim pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit edukim trafiku “Kulturë trafiku për fëmijët në institucionet parashkollore” do të realizojë punëtori për fëmijët nga grupi i mesëm dhe i madh në kopshtin e fëmijëve “Veseli Cvetovi” (Lule të hareshme), objekti “Mimoza” në komunën e Kisela Vodës.