Ngjarje horror në Britani, 39 viktima gjenden brenda një kamioni

Trupat e 39 njerëzve janë zbuluar brenda një kontenjeri të një kamioni në Britani. Policia britanike thotë se kamioni u gjend nga punonjësit e urgjencës në Parkun Industrial Waterglade në Grays, 32 kilometra në lindje të Londrës. 38 viktima janë të moshës madhore, tha policia,ndërsa një tjetër besohet se është adoleshent.

Marketing

Hetuesit besojnë se kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në territorin britanik përmes qytetit Holyhead në Wales fundjavën e kaluar. Sipas autoriteteve, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut është identifikuar si drejtues i kamionit dhe është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Kryeministri Boris Johnson tha përmes një deklerate se ishte tmerruar nga incidenti tragjik.

Policia në Essex tha se nuk ka identifikuar se nga ishin viktimat dhe se parashikon se do të jetë një proces i gjatë.

Marketing