Gjenden mbetjet e avionit të rrëzuar, konfirmohen vdekjet e 4 personave

MPB konfirmoi se 4 personat e aeroplanit i cili u rrëzua mbrëmë kanë ndërruar jetë. Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski, tha se MPB e ka lokalizuar avionin 5 kilometra afër majës “Sollunska Gllava”.

Marketing

Dy prokurorë publikë nga Prokuroria themelore publike-Shkup së bashku me ekipet e MPB-së, mjekësisë ligjore dhe institucioneve tjera kompetente, kanë bërë kontroll në rajonin e malit ku dje u rrëzua aeroplani i tipit Cesna.

Pas urdhrit nga prokurori publik, ndaj trupave të pasagjerëve që humbën jetën do të bëhet obduksion nga Instituti i mjekësisë ligjore, kriminalistikës dhe deontologjisë mjekësore. Vendi ku u rrëzua aeroplani është ne terren të paarritshëm dhe për momentin nuk ka kushte për nxjerrjen e aeroplanit.

Lokacioni është shënuar tërësisht, ndërsa ekspertët e MPB-së dhe ata nga Komiteti për hetimin e fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze, do të bëjnë ekspertizë të mbetjeve të aeroplanit, me qëllim të konstatohen shkaqet për rrëzimin e aeroplanit. Në aeroplanin e vogël kane qene prindërit me dy vajzat e tyre, prej të cilave njëra ishte e mitur.

Marketing