Gjendet dro.gë në automjetin me targa të Shkupit në dalje të Shtipit

Policia dje pasdite ka gjetur drogë gjatë kontrollit të një veture “Folskvagen turan” me targa të Shkupit, në dalje nga Shtipi për Veles ku kanë udhëtuar personat A.A (30), P.R (27) dhe E.P (30) të gjithë nga Shkupi.

Marketing

Siç ka bërë të ditur MPB, gjatë kontrollit të veturës dje rreth orës 16.25 janë gjetur dy çanta ku ka pasur heroinë, marijuanë dhe material pluhur të njohur për përzierjen e heroinës.

Personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Shtip.

Pas dokumentit të plotë të ngjarjes kundër tyre do të ngritët kallëzim penal për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të drogave narkotike dhe substancave psikotrope” të dënueshme sipas nenit 215 dhe 216 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Marketing